Prej nesër nis “Safe City”, MPB apelon për respektimin e rregullave të trafikut

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se nga nesër (01.02.2026) fillon funksionimi i sistemit “Qyteti i Sigurt”. Sistemi do të nisë zbatimin në territorin e qyteteve Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, me ç’rast do të fillojë sanksionimi i qytetarëve që kanë kryer shkelje të evidentuara nga kamerat.

Në fazën e parë, sistemi do të detektojë katër lloje tipike të shkeljeve të trafikut:

• parkim i parregullt;
• tejkalim i shpejtësisë së lejuar;
• kalim në semafor të kuq;
• drejtim i automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit.

Sistemi “Qyteti i Sigurt” është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm në sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe të gjithë shtetit; ai do të shpëtojë jetë njerëzish, do të rregullojë trafikun dhe do të sanksionojë të gjithë ata që nuk duan t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në dëm të tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Kamerat janë vendosur në pikat kritike të trafikut ku shpesh ndodhin shkelje rrugore.

MPB apelon te qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të mira, më të sigurta dhe më të mbrojtura në mbarë vendin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button