Gashi: Vitin e kemi filluar me atë që BE kërkon nga ne, reformat përpara se të merren vendimet politike për anëtarësim

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në emisionin “BE dhe NE” në TVM 2!
Gashi në këtë intervistë ka theksuar se vitin 2026 si Kuvend e kanë nisur me atë që Bashkimi Evropian e kërkon prej nesh, reformat përpara vendimeve politike për anëtarësim.
“ Vendnumërimi asesi nuk na konvenon. Dhe nuk është e pranueshme si alternativë. Nëse jemi përgjegjës ndaj qytetarëve, për ata të cilët na kanë votuar dhe presin prej neve zgjidhje të problemeve. Ecja me hapa të shpejtë është diçka e domosdoshme për ne. Pastaj, çfarë pritet nga ana tjetër, në këtë rast është një marrëdhënie mes shtetit tonë dhe Bashkimin Evropian ku janë të gjitha ato shtete anëtarë e BE-së. Gjithashtu edhe fqiu ynë Bullgaria me të cilin e kemi këtë ngërç do ta them, të mos e përdorë termin kontest. Megjithatë, mendoj se 2026 do të jetë një vit i optimizmit. Jemi në janar dhe duhet patjetër të reflektojmë me pozitivitet. Vitin e kemi përpara. Kemi filluar me një agjendë e cila në Kuvend kryesisht lidhet me agjendën reformuese. Që është vërtetë në një korelacion të ngushtë me atë që Bashkimi Evropian e kërkon prej nesh. Reformat, përpara se të merren vendimet e mëdha politike për anëtarësim”, deklaroi Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button