Protestojnë punëtorët në Shkup, kërkohet rritja e pagës minimale në 600 euro

Me marsh nga ndërtesa e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) drejt Kuvendit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë, punëtorët sot protestuan duke kërkuar paga më të larta dhe rritjen e pagës minimale në 600 euro.
Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, para Kuvendit deklaroi se sindikatat do të kërkojnë uljen e pagave të funksionarëve të zgjedhur.
“Do të mbledhim 10 mijë nënshkrime dhe do të bëhemi propozues të autorizuar i ligjeve, me ç’rast do të kërkojmë uljen e pagave të funksionarëve për 80 për qind dhe rritjen e pagës minimale. Nuk do të lejojmë të luani me mundin dhe djersën e punëtorëve, nga taksat e të cilëve i merrni pagat. Nëse nuk i rrisni pagat e punëtorëve dhe nuk e rrisni pagën minimale, do të vijmë për pagat tuaja. Nga taksat e punëtorëve e keni siguruar luksin tuaj. Nuk e meritoni luksin që ju është dhënë nga punëtorët. Nuk do të lutemi, do të luftojmë”, tha Trendafilov.



