Azizi: Raporti përfundimtar konfirmon fitoren e thellë të VLEN-it

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka bërë të ditur se Shtabi Qendror i koalicionit ka përmbyllur raportin final të fushatës për zgjedhjet lokale, duke vlerësuar lart angazhimin dhe organizimin në të gjitha nivelet.

“Në Shtabin Qendror të VLEN-it bëmë raportin përfundimtar të fushatës për zgjedhjet lokale”, ka shkruar Azizi, duke theksuar se puna e bërë gjatë fushatës është vlerësuar maksimalisht.

Sipas tij, shtabi ka vlerësuar lart “punën dhe organizimin e shtabit qendror, shtabeve komunale dhe shtabeve lokale”, çka ka reflektuar drejtpërdrejt në rezultatin zgjedhor.

“Si rezultat i kësaj pune dhe këtij organizimi, VLEN-i fitoi me dallim të thellë 2:1 ndaj AKI-t”, thekson Azizi në reagimin e tij.

Në fund të mesazhit, deputeti falënderon strukturat dhe mbështetësit, duke paralajmëruar vazhdimin e angazhimit politik: “Ju faleminderit dhe vazhdojmë në betejat e radhës!”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button