Drejtori Fazliu: Zgjidhet rasti i nënës pa identitet 24-vjeçar, fëmija fiton identitet ligjor

Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu ka njoftuar për një rast ku pas 24 vitesh pa identitet ligjor një nënë më në fund ka marrë njohjen që i takon, ndërsa fëmija i saj është regjistruar menjëherë në Librat Amë dhe u pajis me certifikatë lindjeje dhe numër amë.
“Një foshnjë filloi jetën me emër, identitet dhe të drejta të garantuara. Pas 24 vitesh pa identitet ligjor, një nënë më në fund mori njohjen që i takon, ndërsa fëmija i saj u regjistrua menjëherë në Librat Amë dhe u pajis me certifikatë lindjeje dhe numër amë.
Ky rast u bë i mundur falë bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Misionit të OSBE-së, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Transformimit Digjital dhe Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, e cila realizoi regjistrimin civil dhe procedurat përkatëse.
Ky është një shembull konkret i reformave në regjistrimin civil që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Identiteti ligjor është çelësi për qasje në shëndetësi, arsim dhe pjesëmarrje të plotë në shoqëri.
Si institucione, kemi përgjegjësi të përbashkët të parandalojmë pashtetësinë që në lindje dhe të sigurojmë që çdo fëmijë ta nisë jetën me dinjitet dhe të drejta të garantuara. Ky angazhim vazhdon”, ka shkruar drejtori Fazliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button