Arrestohet 31-vjeçari nga Kumanova, policia i gjen mbi pesë kilogramë marihuanë në automjet

Më 23.01.2026, rreth orës 14:00, në bulevardin “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup ndaluan një automjet pasagjerësh të tipit “Passat”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.B. (31) nga Kumanova.

Gjatë kontrollit të automjetit, në hapësirën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan më shumë se pesë kilogramë marihuanë.

D.B. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal me procedurë të shpejtë, për veprën penale sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button