“Ringjallja” e Gabriel Jesus shpërblehet nga Arsenali

Gabriel Jesus po kalon formë shumë të mirë te Arsenali, duke u rikthyer me rol kyç në skuadrën londineze.

Pas një periudhe të vështirë dhe zërave për largim, sulmuesi brazilian është shndërruar sërish në një element vendimtar në repartin ofensiv.

Paraqitjet e tij bindëse kanë ndryshuar planet e klubit, që tashmë po punon për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028.

Sipas mediave britanike, Mikel Arteta e sheh Jesus si pjesë të rëndësishme të projektit, ndërsa Arsenali nuk dëshiron të humbasë një lojtar me eksperiencë që mund të jetë vendimtar në sukseset e skuadrës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button