Zv/kryeministri i parë Sali në Davos: Dialog për zhvillim dhe bashkëpunim global

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në kuadër të Samitit të Davosit, ka marë pjesë në Takimin e Liderëve 2026, një platformë e rëndësishme për dialog strategjik dhe bashkëpunim global.
“Gjatë këtij takimi zhvillova takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe përfaqësues të mediave nga vende të ndryshme, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet, si dhe zhvillimet politike dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut.
Në kuadër të agjendës së samitit, mora pjesë edhe në dy panele tematike mbi sfidat globale të ndërlidhura, klimën dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Ballkanit, ku u theksua rëndësia e dialogut, integrimit evropian dhe zhvillimit ekonomik për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

Davosi mbetet një hapësirë kyçe ku dialogu shërben si mjet për ndërtimin e besimit dhe formësimin e një të ardhmeje të përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button