Danimarka refuzon çdo transferim të sovranitetit të Grenlandës te SHBA-ja

Danimarka hodhi poshtë çdo marrëveshje dhe bisedime për transferimin e sovranitetit të saj mbi Grenlandën te SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Duke folur për mediat lokale pas një mbledhjeje të Komitetit të Politikës së Jashtme në Kopenhagë, kryeministri Lars Lokke Rasmussen tha se Danimarka mirëpret deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake mbi Grenlandën, raportoi transmetuesi publik TV2.

“Është pozitive që është thënë se nuk do të përdoret forcë ushtarake. Por kjo nuk do të bëjë që çështja të zhduket”, tha ai.

Rasmussen vuri në dukje se fjalimi i Trumpit në Davos tregoi se ambicia e tij mbetet marrja e kontrollit mbi Grenlandën.

Më parë, në Davos të Zvicrës, Trump tha se Washingtoni duhet të hapë negociata për ta blerë Grenlandën, duke pohuar se vetëm SHBA-ja e ka kapacitetin për ta mbrojtur dhe zhvilluar këtë territor strategjik të Arktikut.

Megjithatë, Trump tha se nuk do të përdorë forcë për ta marrë territorin autonom të Danimarkës.

“Njerëzit mendonin se do të përdorja forcë, por nuk më duhet të përdor forcë. Nuk dua të përdor forcë. Nuk do të përdor forcë”, tha Trump.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button