Trump: Venezuela do fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Donald Trump kritikoi çmimet e larta të naftës gjatë presidencës së Joe Biden, duke i lidhur ato me politikat e tij të gjelbra, të cilat ai i konsideron përgjegjëse për çmimet e fryra.
Sipas Trump, nën administratën e tij prodhimi i naftës dhe gazit ishte rritur.
Ai flet për 50 milionë fuçi nafte që pretendon se u sekuestruan nga Venezuela dhe u sollën në SHBA., raporton BBC.
Ai thotë: “sapo përfundoi sulmi, ata thanë: ‘le të bëjmë një marrëveshje’. Më shumë njerëz duhet ta bëjnë këtë”, shkruan Sinjali.
“Venezuela do të fitojë më shumë para në gjashtë muajt e ardhshëm sesa ka fituar në 20 vitet e fundit”, pretendon ai.



