Zjarr në një banesë në Shkup, QMK: Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i palëvizshëm dhe i moshuar

Qendra për menaxhimin me kriza (QMK) njoftoi se sot në mëngjes në orën 06:33 në numrin e vetëm për raste urgjente 112 është marrë thirrje për zjarr në një ndërtesë në katin e 6-të në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit.

Ekipi i Brigadës së mbrojtjes nga zjarri i Qytetit të Shkupit menjëherë ka dalë në terren dhe e ka shuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje.

Nga zjarri me gjasë ka pësuar një person i moshuar dhe i palëvizshëm.

Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrëfikës me gjashtë automjete zjarrëfikëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button