ESHS: Paga mesatare në nëntor ishte 45.961 denarë

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në nëntor 2025 ishte 45.961 denarë. Sipas ESHS-së, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, paga meatare është më e lartë për 9,4%.

“Kjo rritje shpjegohet, kryesisht, me rritjen e pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe ndihmëse përmes 16,5%, Veprimtari të kujdesit shëndetësor dhe shoqëror për 11,1% dhe Tregti me shumicë dhe me pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave për 10,9%. Rritje e pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është regjistruar në sektorët: Administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm për 3,5%, Shërbime administrative dhe ndihmëse përmes 2,2% dhe Tregti me shumicë dhe me pakicë; riparim i automjeteve dhe motoçikletave për 1,2%. Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto në nëntor 2025 ishte 69.141 denarë”, thonë nga ESHS.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button