Mjegull në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës nga 100 – 150 metra ka në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button