Arrestohet një i punësuar në Gjykatën e Gostivarit, pranonte ryshfet

Është privuar nga liria një i punësuar në Gjykatën Themelore në Gostivar për shkak të “pranimit të ryshfetit”, në ndërkohë vijon kallëzimi.

Më 20.01.2026, në orën 20:10, nëpunës policorë nga Njësia Policore Rostushë e privuan nga liria A.J. (49) nga fshati Prisojnicë, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, nën dyshimin për kryerje të veprës penale “pranim ryshfeti” sipas nenit 357 të Kodit Penal.

“Sipas denoncimit të N.A. nga fshati Kalishtë, komuna e Vrapçishtës, A.J. – i punësuar në Gjykatën Themelore në Gostivar, e kontaktoi mikun e tij S.M. nga Gostivari dhe i ofroi atij për shumën prej 100 eurosh të fshinte një gjobë gjyqësore prej 200 eurosh dhe një ndalesë për drejtimin e automjetit prej gjashtë muajve, duke thënë se dokumentet kishin mbërritur tek ai për përmbarim dhe se mund t’i kryente punë. Siç është denoncuar, N.A. në emër të mikut të tij e kërkoi A.J. dhe caktuan takim në një restorant në Gostivar, dhe pasi janë takuar e informoi se ishte gazetar dhe se ishte duke incizuar, pas çka A.J. u përpoq të arsyetohej duke thënë se po bënte shaka dhe tentoi të ikte”, tha MPB.

A.J. është ndaluar në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button