DAP publikon emrat e borxhlinjve

Drejtoria për të Ardhura Publike ka publikuar listën e borxhlinjve nr. 01/2024 për borxhet e papaguara deri më 30.09.2023 dhe të papaguara deri më 31.12.2023 në bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit mbi të ardhurat personale, kontributet nga sigurimet shoqërore të detyrueshme, akcizat dhe doganat, për të cilat shuma totale e borxhit është: mbi 120.000 denarë për persona fizik dhe të vetëpunësuar; dhe mbi 300.000 denarë për persona juridikë.
Lista e borxhinjve është publikuar në ueb faqen e DAP në pajtim me nenin 9 të Ligjit për Procedurën Tatimore.
Në listë janë publikuar 1857 kompani (25 më shumë se lista paraprake) dhe 3 716 persona fizik (74 më shumë se lista paraprake).
Neto borxhi i përgjithshëm i publikuar në Listën nr. 01/2024 është 10.108.704.233 denarë (1.054.342.622 denarë më shumë se lista e mëparshme). Neto borxhi për taksa dhe kontribute është 9.925.148.873 denarë (1.078.256.547 më shumë se lista e mëparshme), ndërsa borxhi për doganë është 183.555.360 denarë (më pak se 23.913.925 denarë nga lista e mëparshme).
Lista e borxhlinjve është e disponueshme këtu.



