Prej fermerëve tek të punësuarit në hekurudha, Gjermania në valë protestash

Pasi fermerët në Gjermani vendosën të përdorin traktorë për të bllokuar rrugët kryesore në të gjithë vendin, greva u përhap në hekurudha. Siç është paralajmëruar, makinerët gjermanë nuk do të hyjnë në kabinat e tyre për tre ditë dhe sindikata atje ka vendosur që përveç grevës në pjesën e transportit të pasagjerëve, greva do të përfshijë edhe trafikun e mallrave, gjë që do të prekë vendet fqinje që varen nga hekurudhat gjermane.

“Gjermania është zemra logjistike e Evropës”, ​​thotë Thomas Puls nga Instituti për Ekonominë Gjermane, transmeton Deutsche Welle.

Media gjermane transmeton edhe të dhëna nga Ministria e Çështjeve Dixhitale dhe Transportit të atij vendi, sipas të cilave deri në 60 për qind të trafikut të përgjithshëm të mallrave të Hekurudhave Gjermane varet nga transporti nëpër Evropë, ndërsa gjashtë nga gjithsej njëmbëdhjetë korridore hekurudhore evropiane kalojnë nëpër këtë pjesë.

Dhe e gjithë kjo u ndal, pasi dje përfaqësuesit e Unionit të makinistëve gjermanë vendosën ndërprerjen e plotë të punës për tre ditë, gjë që, siç shkruan faqja gjermane, nuk do të prekë vetëm hekurudhat gjermane, por edhe shumë kompani në Gjermani që përdorin lëndët e para ose mallrat e tyre të dorëzuara nga trenat e mallrave.

Hekurudhat kërkojnë ulje të orarit të punës, por edhe rritje të pagave në atë sektor. Mosmarrëveshja më e madhe është numri i orëve të punës, ndaj sindikata kërkon që orari javor i personave që punojnë me turne të ulet nga 38 në 35 orë, duke mbajtur të njëjtën pagë.

Siç shkruan “Deutsche Welle”, Hekurudha përgjigjet se nuk është e mundur të plotësohet ajo kërkesë. Është gati të flasë me sindikatat vetëm për zgjerimin e modeleve ekzistuese të zgjedhjes së orarit të punës. Gjithashtu, sindikata kërkon rritje rroge prej 555 euro në muaj dhe shtesë të njëhershme për shkak të inflacionit në shumën 3000 euro.

Në të njëjtën kohë, greva e nisur të hënën po vijon edhe nga fermerët që kanë bllokuar me traktorë autostradat dhe rrugët kryesore në qytete.

Dhe e gjithë kjo për shkak të vendimit të qeverisë gjermane për masat shtrënguese shtesë për të ulur barrën mbi buxhetin federal për vitin 2024. Projektligji për financimin e buxhetit përfshin, ndër të tjera, uljen e diskutueshme të subvencioneve të naftës për fermerët, si dhe taksat më të larta për trafikun ajror dhe sanksione më të rrepta në fushën e asistencës sociale për të papunët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button