BESA: Mos emërimi i anëtarit në KSHZ , dëshmi për përgatitje për falsifikim zgjedhjesh

BDI-ja ndodhet në ankth të madh i cili po e shtrëngon çdo ditë për fyti, e që po ja zë frymën duke e bërë të pafuqishme për tu mbrojtur nga aferat korruptive dhe skandalet e një pas njëshme, theksojnë nga Lëvizja BESA.
“Mos emërimi i anëtarit në KSHZ, është një dëshmi e gjallë se BDI, neglizhon këtë proces të merr epilogun e duhur, për të vetmin qëllim, të kenë hapsirë për manipulim zgjedhjesh, ashtu siç e kanë bërë tanimë traditë. Por, për herë të parë, kanë një zë opozitar, që nuk e kanë në dorë për ta kontrolluar ata, ashtu siç e kishin këtë mundësi më herët.
Pikërisht këtu qëndron problemi që këta njerëz kanë ngritur alarmin tek aleatët e tyre, nga rajoni dhe besnikët e Ballkanit të Hapur.
KSHZ-në mund të tentoni ta kontrolli, por qytetarët nuk do të mund t’i mbani si helmetë për tu shpëtuar nga humbja dhe dalja para drejtësisë.
Me datë 8 Maj, nuk dyshojmë që përgjigjen do ta merrni!”, thonë nga Lëvizja Besa.



