Drejtim i papërgjegjshëm në rrugë: Tetë shoferë të kapur nën ndikim të alkoolit, disa me pasoja të rënda

Më 14.01.2026, në ora 00:32, në SPB Manastir u raportua se në kryqëzimin e rrugëve “Filip i Dytë Maqedonas” dhe “Batalioni Stiv Naumov” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Ford Escort” me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.B. (36) nga Manastiri, dhe një automjeti “Dacia Sandero” me targa të Manastirit, i drejtuar nga N.M. (61) nga Manastiri. Në aksident, pasagjerja e automjetit “Dacia Sandero” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjeret J.T. (24) dhe F.T. (24) nga automjeti “Dacia”, të dyja nga Manastiri. Lëndimet janë konstatuar në Spitalin Klinik të Manastirit. Me urdhër të prokurorit publik, është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Manastir dhe, pas masave të ndërmarra, është konstatuar se drejtuesi i automjetit “Ford Escort” e drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, me 1.81 promilë alkool në gjak, pas çka është privuar nga liria.

Më 13.01.2026, në ora 23:35, në kryqëzimin e rrugëve “Leskovaçka” dhe “Branko Bogdanski Gucman” në Kumanovë, zyrtarët policorë të SPB Kumanovë e privuan nga liria A.P. (28) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, policia ndaloi një automjet “Mercedes” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte i dyshuari, dhe u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.55 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 14.01.2026, në ora 00:52, në rrugën “Blagoj Gjorev” në Veles, zyrtarët policorë të SPB Veles e privuan nga liria V.O. (50). Gjatë kontrollit rrugor, u ndalua një automjet “Chevrolet” me targa italiane, të cilin e drejtonte i dyshuari, dhe u konstatua se ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.80 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 14.01.2026, në ora 02:50, në rrugën “Industriale” në Negotinë, zyrtarët policorë të NJPB Negotinë e privuan nga liria T.B. (38) nga Negotina. Gjatë kontrollit, policia ndaloi një automjet “Volkswagen” me targa të Negotinës dhe konstatoi se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.54 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 13.01.2026, në ora 19:30, në rrugën “28 Gushti” në Makedonska Kamenica, zyrtarët policorë të NJPB Makedonska Kamenica e privuan nga liria D.R. (72) nga Makedonska Kamenica. Gjatë kontrollit, u ndalua një automjet “Audi” me targa të Dellçevës dhe u konstatua se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.27 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 13.01.2026, në ora 21:40, në rrugën magjistrale A2 në Kërçovë, zyrtarët policorë të NJPB Kërçovë e privuan nga liria I.K. (44) nga Shkupi. Gjatë kontrollit, policia ndaloi një automjet “Volkswagen Golf” dhe konstatoi se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.84 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 13.01.2026, në ora 21:13, në rrugën “Jusuf Bageri” në Dibër, zyrtarët policorë të NJPB Dibër e privuan nga liria Љ.M. (60) nga Dibra. Gjatë kontrollit, u ndalua një automjet “Volkswagen Passat” me targa të Strugës dhe u konstatua se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.83 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Më 13.01.2026, në ora 20:58, në rrugën “Dovlexhik” në Manastir, zyrtarët policorë të SPB Manastir e privuan nga liria D.A. (58) nga Manastiri. Gjatë kontrollit, u ndalua një automjet “Kia” me targa të Manastirit dhe u konstatua se drejtuesi ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.92 promilë alkool në gjak. Ai u përjashtua menjëherë nga trafiku dhe u mbajt në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button