Afrim Gashi mirëpret studentët e UNT-së, ofron bashkëpunim institucional

Në kuadër të lëndëve Sistemet politike dhe Sistemet politike të vendeve të Ballkanit studentët e Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale, përkatësisht nga programet studimore Drejtësi dhe Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup kishin mundësinë nga afër të njihen me rolin, funksionimin dhe strukturën organizative të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga prodekanja e Fakultetit Juridik Prof. Inor. Dr. Drenusha Kamberi dhe profesorët Doc.Dr. Valbona Hajretin dhe Dr. Agim Jakupi.
Gjatë vizitës studentët u mirëpritën edhe nga kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, nga ku u shpreh dhe gadishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm institucional si dhe krijimi i mundësive për studentët e UNT-së për punë praktike në këtë institucion dhe jo vetëm.
Gjatë realizimit të kësaj vizite, studentët shprehën interesim të dalluar mbi ndërlidhjen e koncepteve teorike me atë të funksionimit praktik të institucionit më të lartë legjislativ të vendit.



