Zv/kryeministri Sali: Të bashkuar për t’u prirë proceseve dhe projekteve që e çojnë vendin përpara

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim koordinativ me kolegët e tij nga ekzekutivi, përfaqësues të koalicionit VLEN, duke theksuar rëndësinë e bashkërendimit institucional dhe vazhdimit të projekteve qeveritare.
“Në takim koordinativ me kolegët e ekzekutivit nga radhët e VLEN-it,” ka shkruar Sali në një status të publikuar në rrjetet sociale.
Ai ka nënvizuar se bashkimi dhe koordinimi janë thelbësorë për udhëheqjen e proceseve reformuese dhe projekteve me rëndësi për qytetarët.
“Të bashkuar për t’u prirë proceseve dhe projekteve,” thekson Sali, duke vënë në pah qasjen e përbashkët të koalicionit në qeverisje.
Zëvendëskryeministri i parë ka shtuar se, pavarësisht punës së deritanishme, institucionet kanë përpara edhe shumë sfida dhe angazhime që kërkojnë përkushtim të vazhdueshëm.
“Shumë punë janë bërë, por kemi edhe më shumë që na presin!” ka përfunduar Sali.
Sipas tij, fokusi mbetet te realizimi i projekteve konkrete dhe avancimi i proceseve që synojnë zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.



