Ambasadori holandez e bën për “pesë pare” Ali Ahmetin: Rruga drejt BE-së është e rrezikuar!

Ambasadori i Holandës, Dirk Jan Kop është takuar me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nga njoftimi për takimin mund të konkludohet se kreu i BDI-së, nuk ka kaluar edhe lehtë, shkruan Alfax.mk
Ambasadori holandez ka kritikuar për rënien dy vjeçare në sferën e sundimit të drejtësisë ndërsa presioni mbi gjykatën supreme, ai e cilëson si të pa tolerueshme.
“Ambasadori Dirk Jan Kopp u takua me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të përcjellë mesazhin se pas dy vitesh rënie të vazhdueshme të sundimit të ligjit, angazhimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është në rrezik në të gjithë spektrin politik.
Gjithashtu, ndikimi i panevojshëm politik mbi funksionin e kryetarit të gjykatës supreme, që është çështje gjyqësore, është i papranueshëm dhe do të shkaktojë reagim të fortë nga Holanda”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Kop. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button