Elezi: Vetëm kur VLEN-i është në ekzekutiv në Maqedoni të Veriut organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike!

Amir Elezi, Sekretar i përgjithshëm i Alternativës dhe Nënkryetar i Shtabit të VLEN për zgjedhjet lokale, në Click Plus në TV21 ka komentuar zgjedhjet e përsëritura në Vrapçisht dhe në Gostivar.

“ Të ju bëmë një rezyme gjithë procesit zgjedhor, raundit të parë, raundit të dytë, por edhe këtyre zgjedhjeve të përsëritura në katër komunat e mbetura, është konstatim edhe i joni, po edhe i gjithë institucioneve relevante të cilat merren me organizimin e zgjedhjeve se ky proces ka qenë i drejtë, i rregullt, demokratik. Nuk ka asnjë deformim në këtë proces. Dhe më lejoni që të dal nga modestia dhe të them që kur VLEN-i është në ekzekutiv organizohen zgjedhje të tilla, demokratike, të lira dhe me të gjitha planet e zgjedhjeve të shteteve dhe demokracive të zhvilluara ”, deklaroi Elezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button