Policia izraelite arreston shefin e kabinetit të Netanyahut

Policia izraelite sot njoftoi se ka arrestuar një zyrtar të lartë nga kabineti i Kryeministrit Benjamin Netanyahu, për shkak të dyshimeve se kishte penguar rrjedhën e një hetimi, raporton Times of Israel.

Sipas gazetës, i arrestuari është shefi i kabinetit të Kryeministrit izraelit, Tzachi Braverman, i cili u dërgua për intervistim për shkak të një tentative të pretenduar për të penguar hetimin mbi rrjedhjen e informacionit sekret inteligjent te gazeta gjermane Bild.

Hetuesit e njësisë policore për krime të rënda, Lahav 433, kryen këtë mëngjes një kontroll në shtëpinë e Braverman-it, pas së cilës ai u arrestua dhe u dërgua për intervistim në selinë e njësisë në qytetin Lod, nën dyshimin se kishte penguar drejtësinë.

Arrestimi vjen pasi ish-zëdhënësi i Netanyahu-së, Eli Feldstein, i akuzuar gjithashtu, deklaroi se Braverman kishte ditur për hetimin sekret mbi rrjedhjen e informacionit disa muaj para se të bëhej publik dhe e kishte siguruar bashkëpunëtorin e mëparshëm se do të mund ta ndalte hetimin.

Në një intervistë të mëparshme për televizionin Channel 12, Feldstein tha se Braverman kishte kërkuar një takim vonë në një parking nën tokë në selinë ushtarake Kirya, ku e kishte informuar se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishin nisur një hetim për rrjedhjen e informacionit.

Braverman, gjithashtu, pritet që në muajt e ardhshëm të marrë detyrën si ambasador i Izraelit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button