Trump: Rusia dhe Kina mund të blejnë naftë përmes nesh, po rindërtojmë Venezuelën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi gjatë një takimi me drejtuesit e kompanive më të mëdha të naftës se Uashingtoni është “i hapur për biznes” dhe do të lejojë Rusinë dhe Kinën të blejnë naftë venezuelane përmes kanalit amerikan. Sipas Trump-it, SHBA-të do të shërbejnë si ndërmjetës për këto transaksione, duke theksuar se Kina dhe Rusia mund të marrin gjithë naftën që u nevojitet direkt nga tregu amerikan.

“Ata e duan naftën, edhe pse prodhojnë shumë vetë”, u shpreh presidenti, duke nënvizuar se ky bashkëpunim do të ndihmojë në stabilitetin e sektorit.

Në qendër të këtij plani është investimi gjigant prej 100 miliardë dollarësh, që sipas Trump, do të shpenzohet me shpejtësi nga kompanitë e fuqishme energjetike për të rindërtuar nga themelet industrinë e naftës në Venezuelë. Presidenti kërkoi një transformim rrënjësor dhe jo thjesht riparime të vogla të infrastrukturës ekzistuese. Ai udhëzoi drejtuesit e kompanive që të shmangin “arnimet” dhe të zëvendësojnë gjithçka të vjetër me teknologji të re, e cila është më e fortë dhe më efikase.

Për Trump, ky projekt përfaqëson një mundësi të artë për të ndërtuar një sektor energjetik modern në Venezuelë, duke shkëputur lidhjet me teknologjinë e vjetër që ka qëndruar aty për vite me radhë. Ai insistoi se dallimi mes infrastrukturës së re dhe asaj të vjetër në këtë industri është i jashtëzakonshëm dhe se gjërat duhen bërë në mënyrën e duhur që në fillim. Ky hap shihet si një lëvizje strategjike e Uashingtonit për të kontrolluar fluksin e energjisë dhe për të forcuar rolin e Amerikës si një qendër globale e tregtisë së naftës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button