Shpërthejnë polemikat, Pavlovic gjykohet për gjestin para penalltisë (Video)

Gjatë minutave shtesë të ndeshjes Milan-Genoa, gjyqtari akordoi një penallti për ekipin mik pas një ndërhyrjeje të Bartesaghit ndaj Ellertsson.
Në atë moment rezultati i takimit ishte i barabartë 1-1 dhe goditjen nga 11-metërshi e mori përsipër futbollisti Stanciu. Përpara ekzekutimit të goditjes, mbrojtësi Strahinja Pavlovic u filmua duke dëmtuar qëllimisht pikën e penalltisë. Goditja e Stanciut përfundoi mbi portë, duke bërë që rezultati i ndeshjes të mos ndryshonte deri në mbyllje. Kjo bëri që në rrjetet sociale të shpërthejnë polemikat.
Se questa cosa l’avesse fatta un giocatore dell’Inter apriti cielo. pic.twitter.com/ZMMlwi9xP3
— CAMPIONE LIMONE🍋⭐️⭐️💍 (@tripletemainb) January 8, 2026
Ky veprim solli në vëmendje një episod të vitit 2001, kur lojtari Maspero kreu një gjest të ngjashëm në derbin midis Torinos dhe Juventusit. Edhe në atë rast, Salas e humbi penalltinë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.
Përmes këtij barazimi, Milani ruajti vendin e dytë në renditje, me tre pikë më pak se kryesuesit e Interit.



