Marok, zbulohen fosile njerëzore që datojnë 773 mijë vjet më parë

"Fosilet ofrojnë të dhëna të papara rreth një periudhe kritike në evolucionin e njeriut", tha Ministria e Kulturës

Fosile njerëzore që datojnë afërsisht 773 mijë vjet më parë janë zbuluar në një shpellë në periferi të Kazablankës në Marok, transmeton Anadolu.

Ministria e Kulturës në një deklaratë në kompaninë amerikane të mediave sociale X tha se fosilet ofrojnë të dhëna të papara rreth një periudhe kritike në evolucionin e njeriut.

Ajo theksoi se mbetjet e paraardhësve njerëzorë të zbuluara në një shpellë në guroren Thomas I pranë Kazablankës përfshijnë disa kocka nofullash të rriturish dhe fëmijësh, mbetje dentare dhe fragmente post-kraniale.

Sipas ministrisë, analizat e hollësishme bënë të mundur datimin e mbetjeve rreth 773 mijë vjet më parë, duke forcuar pozicionin e Marokut dhe Afrikës së Veriut në kuptimin e rrënjëve të thella të historisë njerëzore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button