Kolumbia vendos forca sigurie përgjatë kufirit me Venezuelën

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro, tha se forcat e sigurisë publike po vendosen përgjatë kufirit të vendit me Venezuelën pas zhvillimeve të fundit atje.

Në një postim në X, Petro njoftoi se vendimi u mor pas një mbledhjeje emergjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, e cila filloi në orën 3 të mëngjesit sipas kohës lokale (08:00 GMT).

Ai shtoi se Kolumbia po mobilizon gjithashtu të gjitha kapacitetet e saj humanitare dhe ndihmëse, në rast të një fluksi masiv refugjatësh.

Petro theksoi se ambasada kolumbiane në Venezuelë mbetet funksionale dhe po asiston shtetasit kolumbianë që ndodhen atje.

Ai shtoi se Kolumbia, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po kontakton partnerët për të mbështetur thirrjen e një mbledhjeje të këshillit.

“Qeveria e Kolumbisë refuzon agresionin kundër sovranitetit të Venezuelës dhe kundër Amerikës Latine,” shkroi Petro.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button