Dy persona humbën jetën, automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Radikë

Dy persona kanë humbur jetën në lumin Radikë pas një aksidenti trafiku në rrugën rajonale Mavrovë–Dibër, njoftoi policia. Aksidenti është raportuar dje në orën 15:50 në SPB Gostivar, pasi një automjet pasagjerësh “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë. Sipas njoftimit, jetën e kanë humbur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.

Për shkak të nxjerrjes së automjetit nga ujërat e Radikës, qarkullimi në drejtimin Mavrovë–Dibër ishte plotësisht i ndërprerë nga ora 18:30. Ndërprerja është evidentuar pranë Manastirit “Shën Gjon Bigorski”, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të ndjekin gjendjen aktuale të rrugëve deri në normalizimin e qarkullimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button