Bekim Sali: Presidenca e Qipros në BE pritet t’i japë impuls të ri zgjerimit dhe rrugës evropiane të RMV-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka vlerësuar se marrja e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Qipro vjen në një moment të rëndësishëm për Evropën dhe për procesin e zgjerimit të BE-së.

Në një postim në Facebook, Sali thekson se pritet që Presidenca qipriote të japë një impuls të ri procesit të zgjerimit dhe të mbështesë hapat e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Ai shton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mirëpret dhe e përshëndet këtë mandat të ri të Qipros, duke riafirmuar përkushtimin e saj të plotë ndaj vlerave evropiane. Sipas Salit, demokracia, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi rajonal mbeten themele të përbashkëta dhe prioritete kyçe në rrugëtimin evropian të vendit.

Postimi i Salit është publikuar në tre gjuhë – shqip, maqedonisht dhe anglisht – duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe orientimin strategjik të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit evropian.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button