Një foshnje palestineze tetëmuajshe e plagosur në sulmin e kolonëve izraelitë pranë Hebronit

Një sulm i kolonëve izraelitë ka plagosur një vajzë palestineze tetëmuajshe, pasi shtëpi në qytetin Sa’ir, në verilindje të Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, u vunë në shënjestër mbrëmë vonë.
Sipas agjencisë së lajmeve Wafa, një grup kolonësh të armatosur nga kolonia e paligjshme Asfar dhe nga posti i sapokrijuar në zonën Jorat al-Khail sulmuan pronat palestineze me gurë.
Si pasojë e sulmit, foshnja Mayar Shalalda pësoi lëndime në fytyrë dhe në kokë. Ajo u dërgua në spital, ku gjendja e saj u vlerësua si e moderuar.
Muajin e kaluar, një grup kolonësh sulmoi banorët në zonën Wadi Sa’ir, duke plagosur disa persona dhe duke i vënë zjarrin një shtëpie dhe dy automjeteve. /Al Jazeera/



