Gjendet trupi i një gruaje në parkun e qytetit në Strumicë

Mbrëmë, në orën 01:45, është raportuar se në liqenin e Parkut të Qytetit në Strumicë është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.
Lajmin për MIA e kanë konfirmuar nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave në Strumicë. Sipas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe zyrtarë policorë, ndërsa trupi i të ndjerës është dorëzuar në mjekësinë ligjore.
Nga policia paralajmërojnë se më shumë detaje për rastin do të bëhen të ditura më vonë.



