Putini i dërgon një mesazh me rëndësi Perëndimit, çfarë deklaroi ai për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar një mesazh të rëndësishëm Perëndimit, duke thënë se Moska është ende e gatshme t’i japë fund konfliktit ukrainas në mënyrë paqësore, por me kushte të caktuara.
Sipas mendimit të tij, Putini shpalosi një skenar të zhvillimit të konfliktit ukrainas dhe mesazhi i tij kryesor ishte se “Moska ka kohë që kërkon ta zgjidhë konfliktin përmes bisedimeve dhe këmbëngul se një zgjidhje diplomatike është e mundur edhe sot nëse plotësohen kushtet e sigurisë”.
Portali gjithashtu kujtoi se gjatë konferencës së tij për shtyp në fund të vitit, udhëheqësi rus vuri në dukje se Presidenti i SHBA-së Donald Trump “po bën përpjekje serioze” për t’i dhënë fund krizës ukrainase dhe po e bën këtë “absolutisht sinqerisht”.



