Arrestohet Bujar Dardhishta nga BDI për pastrim parash: Aksion i madh policor në Shkup dhe Kumanovë – mbi 10 persona të ndaluar

Ish-drejtori dhe funksionari i lartë i BDI-së, Bujar Dardhishta, është arrestuar në kuadër të një aksioni të gjerë policor që është zhvilluar gjatë natës. Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përfshirje në një skemë të pastrimit të parave dhe krimit ekonomik.
Në aksionin e madh policir, i cili është realizuar gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit (nga 17 në 18 dhjetor 2025), policia ka ndaluar mbi dhjetë persona. Aksioni është udhëhequr nga Njësia për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike, nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet pritet të dalin me më shumë detaje gjatë ditës.



