Në Kuvend me studentët, Gashi diskuton rolin e deputetëve dhe vendimmarrjen publike

Kryetari i Kuvendit, Gashi, ka pritur në ambientet e Kuvendit një grup studentësh nga American College, të udhëhequr nga Prof. Dr. Sasho Ordanoski, me të cilët ka diskutuar mbi funksionimin e demokracisë dhe rolin e institucionit ligjvënës.

“Pata kënaqësinë të pres në Kuvend një grup studentësh nga American College, të udhëhequr nga Prof. Dr. Sasho Ordanoski,” ka shkruar Gashi në statusin e tij në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit është biseduar për mënyrën se si funksionon demokracia në Kuvend dhe për përgjegjësitë e bartësve të funksioneve publike. “Bashkëbiseduam për mënyrën se si merr jetë demokracia brenda institucionit më të lartë përfaqësues, për rolin tim si Kryetar i Kuvendit dhe përgjegjësinë e deputetëve në vendimmarrjen publike,” ka theksuar kryeparlamentari.

Sipas tij, studentët janë njohur nga afër me punën e Kuvendit. “Studentët u njohën nga afër me hapësirat, funksionimin dhe prioritetet e Kuvendit, ndërsa theksova rëndësinë e kulturës demokratike si themel për një institucion që përfaqëson denjësisht brezat e ardhshëm,” ka shkruar Gashi.

Në fund, ai ka vlerësuar lart dialogun me të rinjtë, duke e cilësuar si shpresë për të ardhmen. “Dialogu me të rinjtë mbetet frymëzim dhe shpresë se e ardhmja do të ndërtohet mbi dije, guxim dhe vizion,” ka përfunduar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button