Afrim Gashi mirëpret trupin diplomatik në pritje përmbyllëse të vitit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka mirëpritur ambasadorët, përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin e përbashkët gjatë vitit që po e përmbyllim.
“Pata kënaqësinë që të mirëpres në një pritje miqësore, ambasadorët, përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare, si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin e përbashkët gjatë vitit që po e përmbyllim.
Në atmosferë respekti të ndërsjellë, riafirmova përkushtimin tim personal që Kuvendi të mbetet një hapësirë e hapur për bashkëpunim, transparencë dhe stabilitet institucional, duke vlerësuar thellësisht kontributin e partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Me besimin se bashkëpunimi ynë do të vijojë të thellohet dhe të japë fryte të reja, shkëmbyem urime për paqe, mirëkuptim dhe partneritete edhe më të forta”, ka shkruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button