Salah drejt largimit? Egjiptiani pritet të mungojë edhe ndaj Brighton para nisjes për Kupën e Afrikës

Tensionet rreth Mohamed Salah nuk po shuhen dhe situata te Liverpool-i mbetet shumë e ndërlikuar.
Sipas raportimeve të talkSPORT, sulmuesi egjiptian nuk do të luajë në ndeshjen kundër Brighton-it këtë fundjavë, pasi u la jashtë skuadrës në fitoren e Champions League ndaj Interit në “San Siro”.
Vendimi për ta lënë në shtëpi nuk ishte teknik, por një zgjedhje e përbashkët mes bordit dhe trajnerit Arne Slot, e cila erdhi pas kritikave të hapura që Salah i bëri trajnerit dhe klubit në intervistën e tij të bujshme.
Pikërisht në këtë deklaratë, 32-vjeçari la të kuptohej se pas ndeshjes me Brighton-it mund t’i thotë “lamtumirë” tifozëve, duke e quajtur atë ndeshjen e fundit në Anfield përpara se të bashkohet me Egjiptin për Kupën e Afrikës deri më 15 dhjetor.
Fjalët e tij kanë ndezur alarmin rreth të ardhmes afatgjatë.
Një largim në dimër nuk përjashtohet më, me klubet e Saudi Pro League dhe disa skuadra të MLS që monitorojnë me shumë interes situatën.
Duke parë tensionet e brendshme dhe mungesën e përfshirjes në ndeshjet e fundit, skenari i një divorci të menjëhershëm mes Salah dhe Liverpoolit po bëhet gjithnjë e më realist.
Nëse egjiptiani nuk aktivizohet as ndaj Brighton, mund të jetë një sinjal i qartë se shumë gjëra po shkojnë drejt fundit të një epoke te “Reds”.



