Komuna e Çairit: Lirohet Bulevardi “Cvetan Dimov”, normalizohet qarkullimi pas protestës së banorëve

Bulevardi “Cvetan Dimov” në Shkup është liruar dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar pas protestës së banorëve për problemet me rrjetin e ujësjellësit. Komuna e Çairit njofton se situata është e qetë, ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në terren dhe nuk është raportuar për incidente.
Në njoftimin e komunës thuhet:
“Komuna e Çairit informon qytetarët se situata në Bulevardin “Cvetan Dimov” është e qetë dhe nuk ka vend për shqetësim apo panik. Reagimi i banorëve gjatë mbrëmjes erdhi si pasojë e problemeve me rrjetin e ujësjellësit. Protesta nuk ishte e paralajmëruar dhe u organizua në mënyrë spontane nga vetë banorët e lagjes, me qëllim të adresimit të këtij problemi.
Ekipet përgjegjëse kanë ndërhyrë në kohë në terren për sanimin e problemit, ndërsa Bulevardi “Cvetan Dimov” është liruar dhe qarkullimi zhvillohet normalisht. Nuk është raportuar për incidente dhe situata është nën kontroll. Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj trajtimit me përgjegjësi të shqetësimeve të qytetarëve dhe bashkëpunimit me institucionet kompetente për zgjidhjen e tyre.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button