Kinë, 12 të vdekur si pasojë e zjarrit në një ndërtesë banimi

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një ndërtesë banimi të martën në mbrëmje në qytetin Shantou, në provincën Guangdong në jug të Kinës, thanë sot autoritetet, transmeton Anadolu.
Zjarri ka shpërthyer në orët mbrëmjes në rrethin Chaonan dhe është shuar pas rreth një orë e gjysmë, njoftoi departamenti i zjarrfikësve sot herët, raporton “Xinhua News”.
Hetimet paraprake treguan se ndërtesa ishte një strukturë me katër kate dhe se flakët prekën rreth 150 metra katrorë përreth saj.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili ndodhi pas një zjarri tjetër vdekjeprurës më 26 nëntor që mori 159 jetë në Hong Kong.



