Shtohen telashet te Reali, Mbappe në dyshim për duelin ndaj City-t

Telashet te Real Madrid nuk kanë fund. Trajneri Xabi Alonso, mund të mos ketë të gatshëm sulmuesin Kylian Mbappe, për duelin ndaj Manchester City-t në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi francez mungoi në seancën e fundit të Real Madridit për duelin e rëndësishëm të javës së gjashtë në Champions League.
Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur se 26-vjeçari ka shqetësime në këmbën e majtë dhe rrezikon të mos jetë gati për takimin. Ky duel shihet si vendimtar edhe për të ardhmen e Alonsos në stolin madrilen.

Trajneri nuk do të dëshironte të shtohej edhe një mungesë tjetër në një periudhë me probleme të shumta. Lista e lojtarëve jashtë është e gjatë dhe përfshin Militaon, Carvajalin, Alexander-Arnold, Alaban dhe Mendyn. Gjithashtu, gjendja e Camavingas dhe Huijsen mbetet e pasigurt, pasi të dy kanë probleme fizike.

Mungesa e Mbappe do të ishte një goditje e rëndësishme duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes.

Alonsos i duhet të marrë vendime të rëndësishme në formacion nëse sulmuesi nuk arrin të rikuperohet në kohë. Situata e krijuar shton presionin para një sfide që mund të ndikojë në objektivat e sezonit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button