Ishte shpallur i humbur para dy ditëvë, gjendet i vdekur në Ohër 57-vjeçari

Më 06.12.2025, në orën 16:20, pranë ish-serrave në rrugën „1 Macedonska Udarna Brigada“ në Ohër, është gjetur një trup mashkullor i pajetë.
Pas ndërmarrjes së masave, më 07.12.2025 u konfirmua se bëhej fjalë për Z.T. (57) nga Ohri, i cili më 04.12.2025 në orën 18:25 ishte raportuar në Stacionin Policor të Ohrit se ishte larguar nga shtëpia e familjes së tij, informoi zëdhënësi i SPB-së Ohër, Stefan Dimoski.



