“Këpuca e Artë”: Hari Kejn në vendin e parë, sulmuesi shqiptarë futet në “Top 10”

Hari Kejn kryeson renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për momentin, duke kaluar Kilian Mbape dhe Erling Haaland. Sulmuesi anglez shënoi në fundjavën e fundit dhe arriti 34 pikë, ndërsa Mbappe mbetet në 32 pikë. Haaland, me 15 gola dhe koeficientin 2 për 5 kampionatet kryesore europiane, grumbullon 30 pikë.
Pas tyre renditen Darko Lemajiç i RFS dhe Ajase Ueda i Feyenoord, me 18 gola dhe koeficient 1.5. Emra të tjerë të rëndësishëm janë Ferran Torres dhe Igor Tiago me 22 pikë, përpara Mejson Grinvudit dhe Joakin Paniçellit.
Në Serie A, golashënuesi kryesor mbetet Lautaro Martinez, me 14 pikë, duke kaluar shokun e skuadrës Çalhanoglu dhe Rikardo Orsolini.
“Këpuca e Artë” – Renditja aktuale
1.Hari Kejn (Bajern Munihu) – 34 pikë
2.Mbape (Real Madrid) – 32
3.Erling Haland (Man. Siti) – 30
4.Ferran Torres (Barcelona) -22
5.Igor Tiago (Brentford) – 22
6.Mejson Ginvud (Olimpik Marsej) – 20
7.Joakín Paniçelli (Strasburg) – 18.
8.Xhonatan Burkardt (Eintracht Frankfurt) -16
9.Robert Levandovski (Barcelona) – 16
10.Vedat Muriqi (Majorka) – 16



