Në RMV shënohet 8 dhjetori, Dita e Shën Klimentit të Ohrit

Maqedonia e Veriut sot shënon Ditën e Shën Klimentit të Ohrit. Në Kuvend sot në orën 11:00, Komiteti për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” do të ndajë çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2025.
Fitues i çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për arritje në fushën e edukimit dhe arsimit është akademiku Vitomir Mitevski, filozof dhe filolog klasik, ndërsa çmimin për arritje në fushën e kulturës dhe artit e marrin Zhivoin Glishiç, kompozitor, dhe Bedi Ibrahim, artist figurativ.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për arritje shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit jetësor, si dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.



