Afrim Gashi takon Hillary Clinton në Forumin e Dohas

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se në Forumin e Dohas 2025 është takuar me Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së.
“Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve. Theksova vlerën e marrëdhënieve të fuqishme miqësore me SHBA-në, që mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button