Ambasadori amerikan në NATO: Jemi shumë afër paqes në Ukrainë

Tani sjellim deklaratat e ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, i cili foli për ndërmjetësimin e vazhdueshëm të SHBA-së në luftën Rusi-Ukrainë.

Duke folur me drejtoreshën e Chatham House, Bronwen Maddox, Whitaker tha se “jemi më afër paqe se kurrë”, duke përmendur diplomacinë intensive të SHBA-së mes dy palëve.

“Kjo është, siç ka thënë presidenti [Donald] Trump, një situatë e vështirë për të arritur rezultatin e duhur, dhe në fund të fundit kjo luftë duhet të përfundojë”, shtoi ai.

I pyetur nëse arritja e një marrëveshjeje me Rusinë do të thoshte shpërblim për pushtimin e saj të fqinjit, Whitaker u përgjigj: “Jo, nuk mendoj kështu, sepse në fund çfarëdo marrëveshjeje që do të bëhet duhet të pranohet nga të dyja palët dhe të ndërmjetësohet, sigurisht, nga Shtetet e Bashkuara.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button