Arrestohen dy hajdutë të cilët kanë kryer një sërë vjedhjesh në dyqane dhe markete

Policia e Gostivarit ka privuar nga liria dy hajdutë të cilët gjatë muajit të kaluar kanë kryer një sërë vjedhjesh në dyqane dhe markete lokale.
Rasti i parë ka ndodhur më 5 dhjetor 2025 rreth orës 09:50 në rrugën “Braќa Ҫinoski” në Gostivar, kur zyrtarët policorë arrestuan E.E. (38) nga Gostivari. Ai dyshohet për kryerjen e vjedhjeve të rënda në disa objekte në qytet. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.
Rasti i dytë ka ndodhur më 6 dhjetor 2025 rreth orës 00:05 në fshatin Çajle, ku u arrestua A.K. (44) nga fshati Leunovë, rajoni i Gostivarit. Ai dyshohet për vjedhje dhe vjedhje të rënda të kryera në dyqane dhe markete në zonën e Gostivarit. Edhe ndaj tij, pas dokumentimit të rastit, do të ngritet kallëzimi përkatës.
MPB thekson se të dy arrestimet janë rezultat i aksioneve të vazhdueshme policore të drejtuara kundër krimit dhe për mbrojtjen e pronës së qytetarëve.



