Kurtishi: Partneriteti me Shqipërinë, hap drejt efikasitetit dhe inovacionit në posta

Drejtori i Përgjithshëm i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, njoftoi sot për një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj, dhe ekipin e tij, i zhvilluar në hapësirat e Drejtorisë në Shkup.
Sipas Kurtishit, takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve postare, me synim avancimin e shërbimeve dhe modernizimin e proceseve operative.
“Besojmë se ky bashkëpunim do të krijojë kapacitetin e nevojshëm për të adresuar sfidat me të cilat po përballet sistemi postar në mbarë rajonin, duke sjellë zgjidhje më efikase dhe shërbime më cilësore për qytetarët,” deklaroi ai.
Të dy palët vlerësuan se rritja e koordinimit ndërinstitucional është thelbësore për zhvillimin e shërbimeve bashkëkohore postare, në një kohë kur tregu rajonal kërkon inovacion dhe efikasitet më të madh.



