Gashi: Kuvendi miraton nismën për Komision Hetimor për Koçanin dhe tragjeditë tjera

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në seancën e 72-të të Kuvendit, janë miratuar disa vendime të rëndësishme.
“U miratua nisma për Komision Hetimor për tragjedinë në Koçan dhe ngjarjet e tjera tragjike të viteve të fundit, me mandat për të identifikuar mangësitë institucionale dhe funksionimin e shërbimeve kompetente.
U miratuan propozimet për përbërjen e re të Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtari Shkencore-Hulumtuese
U zgjodh kryetar i ri i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit
U miratua vendim për shpalljen e konkurseve publike për Kryetar, Nënkryetar dhe anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button