Kush po i frikësohet Mërgatës? Përplasja që po ‘dridh’ zgjedhjet e 28 dhjetorit!

Sipas LDK-së, hapja e këtyre qendrave tejkalon procedurat e parashikuara dhe mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor.
Kjo vendimmarrje ka nxitur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila pretendon se po pengohet votimi i diasporës.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.
Fillimisht, ai foli mbi shkaqet që dërguan vendin në zgjedhje të parakohshme dhe faktin që për disa muaj mbetën të bllokuara institucionet.

“Pas dështimit të dy tentativave për formimin e Qeverisë Kurti 3 dhe Glauk Konjufcës, që ndodhi pas një bojkoti dhe sabotazhi arrogant nga partitë tradicionalisht inkriminuese, PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës (PLAN-it) bashkë me Listën serbe, me votat e së cilës që nga viti 2013 i kanë formuar qeveritë suksesive të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani u detyrua t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Madje, presidentja paraprakisht i ftoi në një takim përfaqësuesit e të gjitha partive politike me qëllim që para se shkohej në zgjedhjet e jashtëzakonshme, të votoheshin buxhetet për komunën e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, buxhetin e RTK-së që ndelën pap aga, të nënshkruheshin Marrëveshja për Rritjen e Rritjes me BE-në, disa marrëveshje tjera që Kosovës i sjellninafro 400 millionë euro e që nga inati pimitiv u bojkotuan nga PLAN-i në legjislaturën e kaluar. Edhe pse, sipas presidentes, LVV-ja e kishte pranuar këtë propozim, PLAN-i me këmbëngulje ka refuzuar duke e lënë shtetin pa buxhet dhe rezikuar ekonominë dhe sigurinë e vendit.
Për zgjedhjet e jashtëzakonshme, dy data ishin më të volitshme, 21 dhe 28 Dhjetori 2025. Duke e ditur PLAN-i se, mërgatën që nga paslufta e këndej e ka keqëpërdorur, pranadaj ajo insistonte për 21 dhjetorin, me qëllim që të evitohet pjesëmarrja e mërgatës për votime, sepse ajo tradicionalisht vjen në atdhe për festat e fundvitit, kurse LVV-ja propozoi 28 Dhjetorin. Presidentja caktoi 28 Dhjetorin me arsyetimin se rekomandimet e Komisionit të Venecias këshillojnë që si datë të caktohet dita e fundit e mundshme, me qëllim që t’i jepet më shumë kohë KQZ-së t’i bëjë përgatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve, sidomos zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ku afatet janë shumë të shkurtra”, deklaroi ai.
Me këtë rast, Musliu kritikoi ashpër këtë qasje ndaj mërgatës, ndonëse tha se kjo e fundit, është në dijeni se “PLAN-i shkatrroi të gjitha institucionet e shtetit”.
Madje, ptoencoi faktin se diaspora ndër vite ka kontribuar dhe ndihmuar në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.
“Ky mentalitet i PLAN-it kundër mërgatës, vjen nga fakti se, mërgata ka përfituar dhe krijuar një kulturë demokratike në shtetet ku jetojnë dhe nuk bie nën ndikimin e rrenave dhe nuk i nënshtrohet shantazheve dhe manipulimeve të ish opozitës. Mërgata është e vetëdijshme se PLAN-i shkatrroi të gjitha institucionet e shtetit, dobësoi subjektivitetin, plaçkiti pasuritë, ajo i ndëshkon komandantët e rrejshëm që u bënë milionera, është kundër coptimit të Kosovës… Mirëpo, mërgata i vlerëson dhe përkrahë politikanët të kaibrit të Albin Kurtit, që forcojnë ekonominë, ruajnë Rendin Kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, qeverisjen me duar të pastra, që lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar, që nuk lejon coptimin e Kosovës…
Mërgata ka qenë dhe ngelë aseti më i çmuar, sepse ajo gjithnjë ishte në radhët e para për t’a ndihmuar atdheun, me remitencat e përditshme, « Fondin e 3% », « Fondin Vendlindja thërret », me armatimin dhe pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së, dhe jo vetëm”.
Tutje, juristi nga Belgjika potencoi se përveç partive ish-opozitare, kundër votës së diasporës dolën edhe disa analistë dhe gazetarë, të cilët i përmendi edhe me emra.
“Përveç politikanëve nga ish opozita që ndër vite nuk e preferojnë pjesëmarrjen e mërgatës në procesin zgjedhor, ka edhe të ashtuquajtur analista dhe gazetar mercenar, sikurse Halil Matoshi, i cili nëpër studio televizive me histeri dhe duke bërtitur si i çmendur deklaron se, rreptësisht do t’ia kishte ndaluar me ligj të drejtën e votës mërgatës. Në të njëjtën vijë është edhe Valon Syla, i cili me arrogancë dhe përçmin, duke u çuar në këmbë dhe bërtitur si një person me defekte mendore, mërgatën e quan gërnaça, të paarsimuar dhe të prapambetur….
Mirëpo, gjithçka radikalisht ka ndryshuar, përveç matoshave dhe sylave, sepse tanimë ndër vite kemi mërgatë me diploma universitare, drejtor të klinikave spitalore, pronar të spitaleve private, mjek dhe specialista të dalluar dhe të çmuar të të gjitha profileve, biznismen të sukseshëm, pronar të kompanive të mëdha, avokat, profesor universitar, politikan, krytar të komunave, deputet e tj. Kjo tregon se matoshave dhe sylave truri, nëse kanë, iu ka bllokuar në vitet e 70’, kur prindërit tanë, nga skamja, sakrifikonin jetën dhe shkonin nëpër botë si krah pune për t’i mbajtur gjallë familjet”, shpjegoi Musliu.
Krahas kësaj, ai theksoi se diaspora i përcjellë, analizon dhe vlerëson zhvillimet politike në Kosovë.
Madje, kujtoi edhe kohën kur ishte pikërish mërgata ajo që ndihmoi me mjete financiare luftën e UÇK-së, por që fatkeqësisht tha se ato para edhe u keqpërdorën dhe u përdorën për çështje personale nga persona të caktuar.
“Pjesa më e madhe e mërgatës, i analizojnë, vlerësojnë dhe i komentojnë zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë në mënyrë më të drejtë dhe më reale, se pjesa dërmuese e gazetarëve dhe analistave mercenarë, të cilët duke u zgërdhirë paturpshëm, çdo mbrëmje dezinformojnë dhe manipujojnë me opinionin duke u shitur për para të krimit.
Vlenë të theksoj se me « Fondin e 3% », që u formua në kohën e Rugovës, e finansuar kryesisht nga mërgata, ndër vite janë nihmuar mijëra familje, arsimi, shëndetësia dhe jo vetëm. Edhe « Fondi Vendëlindja Thërret » është finansuar nga mërgata për armatimin e UÇK-së. Fatkeqësisht, dy fondet janë keqpërorë, i pari nga Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, i dyti nga strukturat kriminale të Shtabit të Rognerit.
Edhe pse Bukoshi dhe Mustafa e kishin obligim t’a finansojnë Ibrahim Rugovën, i cili vazhdimisht ishte në lëvizje nëpër botë, ata pas një kohe ia bllokuan të gjitha pagesat e telefonit, udhëtimeve, akomodimeve, dhe u lidhën me Shtabin e Rognerit duke iu dhënë miliona në emër të UÇK-së, e që përfundonin në xhepat e kriminelëve të Rognerit. Prandaj mërgata ishte ajo që këto obligime financiare të Rugovës i mori për sipër. Mos të harrojmë se mërgata ka qenë faktori kryesor që e ka shoqëruar, ndihmuar dhe organizuar takimet e Rugovës nëpër botë me politikan eminent për senzibilizimin e çështjes së Kosovës”, nënvizoi jurist inga Belgjika.
Në këtë rast, ai tha se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kishin nevojë dhe interes, përveç Ibrahim Rugovës, ata e “mjelën” mirë mërgatën.
“Mërgata ka qenë aq fisnike saqë edhe familjet me ndihma sociale, kanë ndarë para për UÇK-në, madje ka raste që mërgimtarët kanë marrë kredi deri në 50 mijë euro për UÇK-në. Nuk duhet harruar se mërgata ishte pjesë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, nga ku dolën shumë heronjë, që kurrë nuk iu kthyen familjeve të tyre.
Në këtë kontekst dëshiroj të theksoj se, derisa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kishin nevojë dhe interes, përveç Ibrahim Rugovës, ata e « mjelën » mirë mërgatën. Nga kjo distancë kohore, me keqardhje mund të them se 95% e « Fondit Vendlindja Thërret » që i dedikohej UÇK-së u plaçkit nga Shtabi i Rognerit që nuk kishte lidhje me luftën, por vetëm me përfitimet e luftës, që po vërtetohet edhe tani në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke marrë parasysh atë që theksova më lartë, personalisht konstatoj se, vota e mërgatës është votë shumë e vlefshme, e çmuar, e pashantazhuar, për shtetndërdim, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kundër pazareve politike dhe kontrabandës të votave, kundër coptimit të Kosovës….”, shtjelloi ai.
Në fund, Musliu shtoi se, shpreson që me 28 dhjetor, mërgata të votojë për LVV-në dhe Kurti, me qëllim që të përfundohen reformat e nisura.
“Dhe tani kur po dihet data e zgjedhjeve, edhe PLAN-i, i obliguar me zor, ndryshoi diskursin ndaj mërgatës, ndërsa i vetmi plitikan, që nga fillimi i ngeli besnik qëndrimeve ndaj mërgatës, është Albin Kurti, i cili me veprimet e tij të drejta për shtetndërtimin e shtetit, fitoi simpatinë dhe kredibilitetin e mërgatës. Kurti me kohë vlerësoi mërgatën, e fuqizoi ate dhe e valorizoi duke e konsideruar si aset të vlefshëm për Kosovën.
Shpresoj se me 28 Dhjetor, mërgata do t’a materializojë votën në favor të LVV-së duke e nxjerrë si fitues absolut në koalicion me pakicat jo serbe, me qëllim që t’i vazhdojë reformat e nisura, që PLAN-i me çdo mjet ia bllokonte.
Së fundmi, po ia lë lexuesit, që vet ata t’a vlerësojnë fajtorin për përplasjen e votimit nga jashtë mes LVV-së dhe PLAN-it”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.



