Mickoski: Jam jashtëzakonisht i kënaqur nga puna e Orhan Murtezanit, pres të bashkëpunojmë sërish në vend tjetër

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se ende nuk është vendosur se cili do të jetë funksioni i ri i Orhan Murtezanit, i cili pritet të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet Bekim Sali, i cili, përpos ministër për Cështje Evropiane do të jetë edhe zv/kryeministër.
“Nuk kemi biseduar për emërimin e radhës të z.Orhan Murtezanit. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur nga ajo që deri tani ka punuar. Pres që edhe më tej të vazhdojë bashkëpunimi ynë në vend tjetër, por tani kemi prioritete të tjera në këtë periudhë. E dini, diku mes 17-18 të këtij muaji është Samiti Ballkani Perëndimor-BE, kështu që kemi prioritete të tjera në rend të ditës, jemi të fokusuar në këtë. . Cilat janë pritjet nga ministrat e rinj? Të punojnë, të punojnë të përkushtuar me ndershmëri dhe për interesin e qytetarëve”, tha Mickoski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button