Studentët protestojnë kundër partneriteteve izraelite në Universitetin Leiden të Holandës

Studentët në Leiden të Holandës u tubuan në ndërtesën historike “Rapenburg 73” të Universitetit Leiden për të kërkuar ndërprerjen e partneriteteve të universitetit me institucionet izraelite, raporton Anadolu.
Policia ndërhyri ndaj protestës duke hyrë në ndërtesë dhe arrestoi disa studentë.
Që nga tetori i vitit 2023, ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 70 mijë njerëz në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur rreth 171 mijë të tjerë në luftën brutale që e ka kthyer pjesën më të madhe të enklavës në rrënoija.



